Mësimi 9 – Përsëritja — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

Mësimi 9 – Përsëritja

Në këtë mësim do të flasim për:

Në natyrë ekzistojnë procese të cilat përsëriten pareshtur ose kohë pas kohe (p.sh. batica dhe zbatica). Ashtu si në natyrë edhe në programim është e nevojshme që disa pjesë të programit të ekzekutohen disa herë për të zgjidhur detyrat përkatëse.

Programet me hapa të caktuar që përsëriten disa herë quhen programe ciklike ose programet e përsëritjes.

Për të mos shkruar të njëjtën komandë disa herë ekziston një strukturë programore e nyjës (cikël) e cila mundëson përsëritjen e një ose më shumë komandave. Për këto programe themi që përmbajnë përsëritje, të cilat i quajmë cikle.

Përsëritja e komandave është një dukuri e përhapur në programim.

MakeCode përmban tri lloje blloqesh në të cilat vendosen blloqet tjera, ekzekutimi i të cilëve duhet të përsëritet:

_images/146.png

Ky bllok duhet të përdoret kur e dimë paraprakisht numrin e saktë të përsëritjeve (gjithashtu thuhet edhe iteracion). ¬ ­

_images/147.png

Ky është një nga blloqet i cili përdoret më së shpeshti. Ekzekutimi i tij ndalet duke klikuar butonin për ndaljen e punës së programit (dugme4).

_images/149.png

Ky bllok duhet të përdoret kur nuk e dimë sa herë duhet të ekzekutohen blloqet brenda bllokut për përsëritje dhe për këtë arsye duam që ato të ekzekutohen derisa të plotësohet një kusht i caktuar.

Të krijojmë një program që aktivizon tingullin i cili përsëritet një numër të caktuar herësh, çdo herë kur shfrytëzuesi e lëviz Micro:bit-in.

Faza 1

Të menduarit e problemit: Kur shkundet ose bëhet çfarëdo lëvizjeje me pajisjen Micro:bit, tingulli do të përsëritet 3 herë.

Hapi 1: Detektoni lëvizjen

Hapi 2: Përsëriteni tingullin tri herë

Faza 2

Hapni MakeCode për të zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim.

Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar butonin New Project dugme5.

Për të mundësuar detektimin e çdo lëvizjeje, në hapësirën për programim tërheqim bllokun on shake nga kategoria Input:

_images/150.png

Pasi duam që zëri të përsëritet tri herë, në bllokun on shake tërheqim bllokun repeat .. for nga kategoria Loops. Në hapësirën ku shënohet vlera (numri) shënojmë numrin 3.

_images/151.png

Në bllokun e mësipërm do të tërheqim bllokun play tonefor … nga kategoria Music me të cilin riprodhohet tingulli.

_images/152.png

Në bllokun e paraqitur nga lista rënëse zgjedhim tonin dhe gjatësinë.

_images/153.png

Si duket kodi në fund:

_images/154.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për të testuar programin kemi dy mundësi:

  1. ta nisim në simulator duke klikuar butonin startuj.

  2. ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me një kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

Pas testimit dhe analizës nëse ekzistojnë gabime, tingulli duhet të dëgjohet qartë tri herë

Gabimi 1. Nuk dëgjohet qartë përsëritja e tingullit.

Korrigjimi i gabimeve. Për të bërë që tingulli të dëgjohet qartë tri herë do të ndërfusim bllokun pause … nga kategoria Basic. Do të caktojmë që intervali kohor pas së cilit përsëritet tingulli të jetë 1 sekondë (ose 1000 milisekonda).

Si duket programi në fund pas kodit të përmirësuar:

_images/155.png

Testojmë përsëri programin. Tani punon si duhet.

Le të bëjmë edhe një program i cili aktivizon ndezjen e diodave LED në mes të ekranit të Micro:bit-it për sa kohë temperatura e dhomës është më e vogël se 30.

Faza 1

Të menduarit e problemit: Për sa kohë temperatura e matur është më e vogël se 30 ndizet dioda LED në mes të ekranit të Micro:bit-it.

Faza 2

Hapni MakeCode për të zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim. Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar butonin New Project dugme5.

Për të ekzekutuar komanda të caktuara (ndezjen e diodave LED) derisa të plotësohet një kusht (temperatura më e ulët se 30), në bllokun forever tërheqim bllokun while…do …:

Si duket kodi:

_images/156.png

Për të ndezur diodën LED në mes të ekranit, më saktë në pozitën (2, 2) nga menyja Led tërheqim bllokun: plot .

Si duket programi në fund:

_images/157.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për të testuar programin kemi dy mundësi:

  1. ta nisim në simulator duke klikuar butonin startuj.

  2. ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me një kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

Mendoni:

Studioni me kujdes blloqet e mësipërm. Çfarë ndodh kur temperatura rritet dhe bëhet më e lartë se 30? Pse?

Plotësoni kodin e mësipërm që dioda LED të ndizet vetëm kur temperatura është më e ulët se 30.

Zgjidhja e mundshme: https://makecode.microbit.org/_92LeH58vY4je

Ju kujtohet detyra nga Mësimi 3 – Futja e të dhënave - me të cilën kemi ndezur diodat LED në diagonalen kryesore të ekranit të Micro:bit-it.

_images/158.png

Faza 1

Të menduarit e problemit: Diagonalja kryesore paraqet vijën e cila lidh pjesën e sipërme majtas të ekranit me atë poshtë djathtas. Këtë detyrë e kemi zgjidhur me një program të vijës duke renditur blloqet plot nga kategoria led një pas tjetrit.

Si duket kodi:

_images/159.png

Faza 2

Hapni MakeCode për të zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim. Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar në butonin New Project dugme5.

Megjithatë, kjo detyrë zgjidhet në një mënyrë më elegante me përdorimin e bllokut blok nga kategoria Loops. Ky bllok përdoret për përsëritjen e pjesës së programit aq herë sa dëshironi (limiti shënohet te blloku b1) me përdorimin e variablës p1. (Për variablat do të flasim më me hollësi në mësimin e ardhshëm, e mund t’i konsideroni si “kujdestarë” të vlerave të ndryshme, numerike apo tekstuale). Në bllokun forever tërheqim bllokun for … from to … Kufiri nga i cili nis numërimi është 0, ndërsa aty ku përfundon është 4 sepse, në këtë rast, pozita e diodave LED në ekranin e Micro:bit-it përkufizohet sipas horizontales dhe vertikales nga 0 deri 4.

Si duket kodi:

_images/163.png

Në bllokun lart tërheqim plot nga kategoria led. Координату x дефинишемо превлачењем p1, координату y дефинишемо превлачењем p1.

Hap pas hapi ekzekutohet blloku for … from to

Tabela e përbërësve të Micro:bit-it

Variabla p1

E bllokut plot

Ekzekutimi i kodit në ekranin e Micro:bit-it

index = 0

plot11

s1

index = 1

plot1

s2

index = 2

plot2

s3

index = 3

plot3

s4

index = 4

plot4

s5

Blloku do të përsëritet pesë herë.

Si duket kodi në fund:

_images/173.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për të testuar programin kemi dy mundësi:

1 ta nisim në simulator duke klikuar butonin startuj.

2 ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

_images/174.png

Çfarë mësuam?

  • programet tek të cilët blloqet e caktuara përsëriten disa herë quhen programe ciklike ose programe të përsëritjes.

  • ekzistojnë blloqe të ndryshme për përsëritje (numerikë, të pafund dhe të kushtëzuar) dhe kur përdoren ata

  • blloqet numerike ekzekutohen kur dihet saktë sa herë do të përsëritet një veprim.

  • përsëritjet e kushtëzuara përdoren kur nuk dihet sa herë duhet të ekzekutohet një veprim. Ky bllok ekzekutohet derisa të plotësohet një kusht i veçantë.

  • cilat vlera merr index-i në bllokun e përsëritjes, më saktë, cila është vlera fillestare dhe cila është përfundimtare.

Testi

    Q-47: Studioni kodin me kujdes:

    _images/175.png

    Çfarë do të shfaqet në Micro:bit?

  • Në ekran do të shfaqet një zemër.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran do të shfaqet një zemër për sa kohë mbahet shtypur butoni А.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Në ekran do të shfaqet një zemër derisa temperatura është të jetë e lartë se 30.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran nuk do të shfaqet asgjë.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-48: Studioni kodin me kujdes:

    _images/176.png

    Çfarë do të shfaqet në Micro:bit?

  • Në ekran do të shfaqet vlera e matur e temperaturës momentale dhe një zemër.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran do të shfaqet një zemër tri herë.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Në ekran do të shfaqet tri herë vlera e matur e temperaturës momentale dhe një zemër.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-49: Studioni kodin me kujdes:

    _images/177.png

    Çfarë do të shfaqet në Micro:bit?

  • Në ekran do të renditen numrat nga 0 deri 4.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Në ekran do të shfaqet numri 5.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran do të shfaqet pesë herë numri 4.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran nuk do të shfaqet asgjë.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-50: Studioni kodin me kujdes:

    _images/178.png

    Çfarë do të shfaqet në Micro:bit?

  • Në ekran do të paraqitet një zemër katër herë (simulim i rrahjes së zemrës).
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran do të shfaqet një zemër.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Në ekran nuk do të shfaqet asgjë.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.